214 kg marijuanë është sekuestruar sot nga policia e Barit në bashkëpunim me atë të Tarantos në ujërat e komunës San Kataldo të Leçes.
Roja bregdetare italiane ka identifikuar dy motorë uji dhe ka njoftuar menjëherë policinë e cila është vënë në veprim dhe ka mundur të arrestojë një prej korrierëve të drogës e të sekuestrojë mjetet e lundrimit si dhe 214 kg marijuanë.
I arrestuari është 37- vjeçari shqiptar me origjinë nga Vlora i cili rezulton i skeduar nga autoritetet italiane për krime të mëparshme të lidhura kryesisht me trafik droge.
Hetimet vazhdojnë në përpjekje për të identifikuar korrierin tjetër të drogës që gjatë ndjekjes mundi t’i shpëtojë operacionit policor.
Sasia e lëndës narkotike e seskuestruar vlente në treg rreth 2 milionë euro.