Dy gra, një 37 dhe një 40 vjeçare janë arrestuar nga policia e Tiranës. Burime nga policia bëjnë me dije se të dyja gratë së bashku me shtetasin M.K me vetëgjyqësi kanë hyrë në banesën e 41-vjeçarit K.K dhe i kanë dëmtuar orenditë shtëpiake.
Më pas, gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Shtetasi M.K është proceduar në gjendje të lirë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.