Katër ditë pa asnjë lajm nga një 14-vjeçar nga Vlora. I mituri është larguar nga shtëpia më datë 16 gusht dhe nuk është kthyer më.
Nëna e tij, ditën e djeshme ka bërë kallëzim në policinë e Vlorës se i është larguar djali nga banesa.
“Më datë 19.08.2022, shtetasja S. L., 55 vjeçe, ka kallëzuar se, më datë 16.08.2022, i është larguar nga banesa djali i saj i mitur, shtetasi E. L., 14 vjeç dhe nuk është kthyer më”, informon policia.