Kreu i serbëve të Kosovës, Petar Petkoviç, ka folur sot para mediave për takimin e djeshëm mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuciç.
Ai u shpreh se Vuçiç ka bërë dje dy propozime në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, por që të dyjat, sipas tij, i ka refuzuar Kryeministri Kurti.
Duke folur për mediat, Petkoviç ka shfaqur një ilustrim të tabelave të Kosovës, ku shkruan “RKS” dhe është e vendosur emblema e shtetit të Kosovës. Sipas Petkoviç, Vuçiç ka propozuar që qytetarëve që jetojnë në Serbi t’u lëshohen letrat “hyrje/dalje”, por jo edhe për serbët që jetojnë në Kosovë.
Propozimi i dytë thotë se ka pasur të bëjë me tabelat RKS, të cilat thotë se Serbia i ka pranuar në vitin 2011.