Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Medicaments”, ku kanë sekuestruar medikamentet e ndryshme mjekësore të kontrabanduara. Në pranga janë vënë dy persona, një 44-vjeçar me inicialet E.H, administrator farmacisë dhe 27-vjeçaja me inicialet, G. B., me profesion farmaciste.
Sipas policisë, 44-vjeçari mbante në farmacinë që administronte, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara. Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e E. H. dhe me farmaciste G. B., policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.