Italia këto ditë është përfshirë nga moti i keq, ku si pasojë e stuhive dhe pemëve të rrëzuara në tokë kanë humbur jetën dy persona.
Ndërkohë në videon e mëposhtme shihet se si stuhia dhe era e fortë kanë përfshirë Venecian. Gjithashtu, në pamjet e publikuara shihet se si fluturojnë karriget dhe tavolinat e lokaleve, ndërkohë që qytetarët ndjehen mjaft të frikësuar nga kjo situatë e krijuar.
Nga ana tjetër, e njëjta situatë është paraqitur edhe në pjesën tjetër të Italisë, kryesisht në Lombardi, ku rrebeshet e dendur të shiut dhe stuhitë e erës kanë shkaktuar dëme të shumta materiale.