Vala e motit të keq që preku Italinë veriore dhe qendrore shkaktoi dy të vdekur në rajonin e Toskanës, si dhe dëme të mëdha. Një grua dhe një burrë u goditën nga trungjet e pemëve gjatë reshjeve në zonat Lucca dhe Carrara.
Në LuccA tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një pjesë e çatisë së një shtëpie private është shkëputur dhe ka rënë në trotuar nga era e fortë.
Në të gjithë rajonin e Toskanës ka pasur ndërprerje në furnizimin me energji elektrike, ndërsa edhe në rajonin e Ligurias, në Genova, shpejtësia e erës i ka kaluar 140 kilometra në orë.