Dy persona janë vrarë me breshëri arme mëngjesin e sotëm në Vlorë, ndërsa burime bëjnë me dije se një tjetër person ka mbetur i plagosur, nga atentati.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Panaja në afërsi të mbikalimit, ku viktimat kanë qenë duke udhëtuar me një makinë tip “Ford”.
Autorët kanë hapur zjarr duke i lënë të vdekur ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes aty ku ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur punën për identifikimin e autorëve. Ndërkohë një makinë është gjetur e djegur në Frakull të Fierit, e cila dyshohet se i përket autorëve të krimit.
Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë më një atentat mafioz, ndërsa policia po punon për të identifikuar viktimat dhe autorët.
Kjo është vrasja e tretë e ndodhur brenda 24 orëve në vend ku dy u shënuan ditën e djeshme në Sarandë dhe në Elbasan.