Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, pasi një 27-vjeçare ka përjetuar momente tmerri në oborrin e shtëpisë, kur një grua e sulmoi papritur me thikë në bark dhe në krah. Sipas mediave greke gruaja ka sulmuar të renë, pasi sipas saj, 27-vjeçarja takohej me bashkëshortin e saj.
“Erdhi me vrap, nxori thikën dhe e goditi, ndërsa me të bërtitura i thoshte “ti ke lidhje me burrin tim” – ka thënë motra e 27-vjeçares.
Aktualisht e reja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autorja është vënë në prangat e policisë.