Policia ka arrestuar një 35-vjeçar pasi akuzohet se falsifikoi materialet zgjedhore të 25 prillit. Mësohet se i riu është arrestuar në Pikën Kufitare të Qafë Thanës në tentativë për tu larguar nga vendi.
Kujtojmë se i riu në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë) që kanë pasur si detyrë numërimin e votave gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.
Efektivët bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për E. Z., 35 vjeç, banues në Rrajcë, Librazhd.