Një 16-vjeçare në Tiranë është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Ka qenë babai i saj që ka alarmuar policinë duke thënë se vajza ka disa ditë që është zhdukur.
Vetëm ditën e sotme shtetasi I. K., 59 vjeç ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e tij e mitur, shtetasja E. K., 16 vjeçe.
Policia po punon për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale