Zbardhen detaje nga aksidenti i shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një 29- vjeçare ka aksidentuar disa këmbësorë që ishin duke ecur në trotuar.
Mësohet se mes të plagosurve si pasojë e aksidentit të ndodhur në Tiranë ka mbetur edhe një i mitur. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Kodra e Diellit. Të plagosurit janë identifikuar vetëm me iniciale për momentin, si:
B.H 60 vjeç
V.H 57 vjeçe
A.T 27 vjeçe
R.M (i mitur)
E reja me inicialet D. G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin ka hipur mbi trotuar dhe ka marrë përpara këmbësorët. Për pasoja, katër prej tyre u plagosën.