Shokët e 18-vjeçarit shqiptar Xhuliano Këlliçi që ndërroi jetë në aksidentin tragjik në Itali kanë treguar detaje rreth jetës së adoleshentit të ndjerë. Një prej tyre tregon se shqiptari ishte një portier shumë i mirë dhe se kanë luajtur futboll bashkë.
“Kam luajtur futboll me të pikërisht në Orsago, mes Allievit. Ai ishte një portier shumë i zoti,”- tregon shoku i Këlliçit.
“Humbëm kontaktin sepse të dy ndryshuam ekip, muaj më parë u takuam rastësisht: ai më tha se e kishte lënë futbollin, por po mendonte të fillonte nga e para…,”- shton një tjetër mik i tiji.
Corriere della Serra shkruan se katër të rinjtë që humbën jetën në aksidentin e tmerrshëm jetonin të gjithë në një zonë, në fshatrat që lidhin Veneton dhe Friuli-Venezia Giulia. Ata ishin shokë që në shkollën fillore dhe u shuan të katërt në të njëjtën ditë. Tre viktimat e tjera janë identifikuar si Daniele De Re, Daniele Ortolan dhe Marco Da Re.