Një sherr mes të rinjsh në Durrës, ka përfunduar me një të plagosur. Policia njofton se janë arrestuar në flagrancë 23-vjeçarët me inicialet, A. P., dhe A. D., të dy banues në Durrës. A,P ka goditur me thikë A. D., me vetëgjyqësi, pasi ky i fundit ka dëmtuar xhamin e automjetit të A. P.
Në konflikt janë përfshirë edhe dy persona të tjerë me inicialet R. D. dhe E. P., të cilët kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, duke marrë dëmtime të lehta.
Për të dy këta të rinj janë referuar materialet në Prokurori, si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.