Një rast i rëndë i dhunës fizike është shënuar në ambientet e një spitali në Greqi. Burime nga mediet greke bëjnë me dije se një 44-vjeçar punonjës policie me shërbim në Drejtorinë e Policisë së Atikës ka sulmuar dhe rrahur infermieret në spitalin e Lamisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Greqi. 44-vjeçari ka rrahur brutalisht një infermiere dhe e ka shkelmuar një tjetër në bark dhe këmbë.
Si nisi ngjarja?
Gjithçka nisi kur infermierët kujdestarë u njoftuan nga një pacient se 44-vjeçari ndodhej në ballkon duke bërtitur dhe sharë. Por, sapo pa infermierët, ai filloi t’i ofendonte dhe të kërcënonte se do të digjte spitalin. Njërën nga infermieret ai e goditi me grusht në fytyrë dhe i theu syzet. Një tjetër e goditi me shkelma dhe e la të plagosur. Me ndërhyrjen e policisë është vënë në pranga. Ai do t’i nënshtrohet një ekspertize psikiatrike.