Teksa ka postuar një video në llogarinë e tij në Instagram, Cristiano Ronaldo ka ndarë me ndjekësit e tij imazhe me mjetin luksoz. Vetëm pak ditë para nisjes së sezonit të ri të La Liga, Ronaldo ka treguar se është gati për shpejtësi teksa ka “reklamuar” makinën e tij të re 1.7 milion paund, Bugatti Veyron.
Kapiteni i Portugalisë i ka dhuruar vetes supermakinën pas suksesit të skuadrës në Euro 2016 në fillim të kësaj vere.