Lumo SKENDO
Në qoftë se historija e shkruar është thesari mê i math i një populli, trashëgimi i lënë prej gjysh dhe stërgjyshvet’ tij, atëhere duhet, ne Shqiptaré, t’a konsiderojmë vehten shumë të varfër. Histori e shkruarë gjendet né gjurmat dhe kujtimet e lénë nga paranikët
- Monumente lapidarë, rrënime arkitekture, monedha etj. sende mbetur mbi ose nënë tokë ;
- Një mbledhje e ngjarjevet të moçme të popullit shkruarë prej dokujt nga ay popull ;
- Shkrime të mbetur, të grumbulluar në qëndra ku studimi dhe shkrimi është si nnjë detyrë e komunitetit, me fjalë të tjera të murgtarvet në manastirë;
- Akte të ndryshmë ruajtur prej gjykatore, zyra qeveritare, notar, kishé;
- Të shkruarat dhe kallzimet e të huajvet, e fqinjvet, me rasjen e ndollinavet që i takon të interesumit tënë në marrëdhanëjet politike ;
- Kujtimet gojë mbas goje perveç një mrekullije, një zbulimi të pa pandehur, nga burrimet që shënuam me pikatë B. C. D. sot s’ kemi asgjë Ndonjë prej të parvet tanë s’ u- kujtua të shtjerë në kartë krenarinë e popullit ose amorin e kombit’ tij. Një ()tek Paissi që bëri kaqë për Bull-garët e sotmë do të ishte edhe për neve një dritë e vlefshme. Në manastirë, në qeveritë, jo vetëm përpara fundit të Kohës së Mesme, po as nga të pesë shekujt e sundimit tyrk s’ gjejmë gjë. As në qëndrat e prefekturavet, as në zyrat e vogla nuk takon dora më no një arkivë.
Lufta Ballkanike i transformoj në hî edhe ata të pak akte që kishin mbetur, dhe shumë nga këndonjësit e mij do të kujtojnë akoma zjarret e adezur në Elbasan, në Shkodrë, në Durrës… Në Gjinokastrë arkivat qeveritarë i muarrën Grekët dhe i shpunë në Janinë, dhe, kur u-doq pallati (Hyqymeti) i këti qyteti, u-shduknë dhe evraket e mbetur nga sundimi tyrk. Kjo na provon ç’ rëndësi të madhe kanë sot për neve edhe më të vegjëlit shkrime që munt të takojmë, mbetur të haruarë në administrata të ndryshme, ose në duar të privatvet: kujdesija e tyre dhe rruajtja nga çdukja është një detyrë civile dhe patriotike.
Sa do që relativisht të ra, dhe pa no një kuptim historik të veçantë, aktet që munt të gjenden sot në manastirë, në qeveritë, koleksione privatë, janë fletët e kronikavet, gjurmët e jetës s’ ënë, dhe, nga kjo pikëpamje na imponohet barra t’ i rruajmë : në mos gjeçim të vjetra, s’ duhet të përbuzim modernet, të cilat koha do t’ i fisnikërojë duke i lënë trashëgim në shekujt e arthmë.
Kujtimet e vjetrë që rrëfyemë me germën A., gjurmët më të moçme të paranikëvet tanë, s’dimë çë thesarë po na rruajnë. Gërmimet arkeologjikë tani kanë filluarë për neve. Punimet në Butrinto e në Apolloni po na japin shpresë : çdo gur, çdo copë qeramidhe, çdo epigrafi është si një frym’ e atyreve që kanë qënë para nesh.
„Antikat” pra është një blasfemë dhe mëkatë t’i konsiderojmë nga pikëpamja e vleftës tregtare, si lëndë. Çmimi shpirtënor i tyre është fort më i math, dhe këtë shtrënjtësi e kanë vetëm për neve. S’ andejmi pra edhe kujdesi me të cilin çdo komunëé çdo bashki, çdo ingjiner ose sipërmarrës punësh botore, çdo mjeshtër dhe puntor duhet t’ i lajmërojë këta zbulime dhe çdo Shqiptari duhet t’ i dhimset për këto mbeturina të ditëvet të kalume: janë drudhe, thërmike për ushqimin e zëmrës sënë.
Atëhere, në mungesë të punës dhe të shkrimevet t’ anë, duhet të kërkojmë ç’ kanë mundur të shënojnë të tjerët, fqinjët t’ ënë, ose ata që kanë sunduarë Shqipërinë, ose akoma ata që rasja i ka prurë të jenë në marredhanëje me neve. Edhe kjo është fusha më e gjerë për aktivitetin t’ ënë, një fushë punimi që s’ ka nevojë për zheni. Duhet vetëm durim dhe metodë, po edhe më mirë akoma një amor dhe një kult për vëndin t’ ënë.
Që ku e gjer ku zgjatet kjo fushë ? — Që ku lind e gjer tek perendon dielli” do të thoshnja, me pakëz eksagjerim.
Të caktuarët e vëndevet në të cilët munt të ketë fat të gjejmë gjë për tokën dhe kombin t’ ënë, do të ishte një erudicion i kotë.
E supononj se këndonjësi im ka dijëni se në çdo qytet të botës ekzistojnë biblioteka, arkiva, koleksione shkrimesh të moçme. Këtë biblioteka dhe arkiva munt të jenë të qeverisë, të insitutevet shkollorë, të bashkivet, ose të monastirvet dhe misionevet fetarë. Libra të shtypura rrëfejnë gjendjen dhe importencën e këtyre depove, dhe shpesh’ herë katalogë japën nomenklaturën e dorëshkrimevet, se prej dokumentavet të pabotuara po flasim së pari.
Një opinion i përhapur bën të besojmë se këto dokumenta duhet të kërkohen në Venetik e në Stamboll, në arkivat e Frarit dhe në Hazine-i-evrak: dy burrime ku munt të punohet me vite pa shteruarë materiali. Po edhe s’ do haruarë se çdo depozitë tjatrë munt të pshehnjë një xhevahir për neve : a s’ është kur s’ e pandehte fare që profesori Jorga zbuloj në Laurentiana të Firenes gjurmën më të moçme tëé gjuhës s’ ënë, atë formulë të pagëzimit ? Në mijë dhe mijë biblioteka dhe arkiva të botës nuk dijmë çë munt të gjendet për neve. Punimi benediktan, shëmbëlla e thnegllës që mbleth kokra dhe bykë, duhet të na inspirojë dhe neve.
Logjika e do që në arkivat e Stambollit të gjejmë landën e ngjarjevet të atyreve pesë shekuj të fundit; që në depozitat e Italisë, nga Siçilija e në Alpet (dhe jo vetëm rreth Shënt Markut) të gjejmë – dhe kjo me siguri të plotë — materialin për të paktën dhjetë shekuj të jetës s’ onë. Dritë tjera munt të gjenden në Jugoslavin e sotme — nëé zallet e Adriatikut dhe në arkivat e tjera — dhe Greqija (arkivat e Korfuzit e të Athinës, kryesisht) mban edhe ajo sende me rëndësi për të njëqint vietët e fundit.
Por nuk është thënë që vetëm dorëshkrimet ineditë të mbajnë të fshehtat e së shkuarës s’ ënë. Veprat e botuara s’ duanë përbuzur. Njerës mê parë nesh kanë rrëmuarë dhe kanë shkruarë shumë pika që na prekin drejt së drejti. Konsultimi dhe shoshitja e materialit të botuar relativisht është me mê pakë vështirësi, se nukë lyp as njohjen e paleografisë, as edhe një prieri të veçantë për deshifrimin e shkrimit të dorës. S’ ka dyshim se vëndin’ e nderit të libravet e zënë historianët bizantinë (se mjerisht s’ bëhet dot fjalë për arkiva të Bizantit) dhe kroniktarët e Tyrqisë.
Corpus-i i të parvet s’bëhet mê teprë se prej shtatdhjet volumë, dhe Babingeri numuron 376 autoré që nga koha e Orhanit e gjer më sot. (këtti hapim një parantezë: Ignoranca dhe stupiditeti i bën ca shqiptarë të rrëfejnë një indiferencë për periodën e Tyrqisë, ndoshta koha më importante për neve. Unë bënj thirje nek atà të pakë që dijn’ akoma tyrqisht : të sitin historianët e Tyrqisë, té bëjnë katalogun e faqevet që na prekin neve ; mê mir akoma do té ishte përkthimi integral i copëvet që na interesojnë. Kjo është një veprë e ngutëshme se, për pakë vjet, mê nukë do të gjendet kush i zoti të kuptojë tyrqishten klasike, më sa ndodhet sot që té dijë gjuhën armene ose sanskrite).
Titulli i një libre s’ duhet të jeté një kriter për vleftën e tij me sa na përket neve, dhe të 724 titujt e radhitur né Bibliografin e Legrandit nuk’e shterojnë aspakë katalogun. Përgjithësisht çdo librë që flet mbi Tyrqinë, mbi Greqinë moderne, mbi Serbinë, me një fjalë për sinisin’ e Balkanëvet, logjikisht duhet té na interesojë. Radhoj i këtyre veprave bëhet shum’ mê i gjatë nga ç’ e pandehim, në qoftë se bibliografija jonë përfaqësohet me dy a tri lista embrionare, ato të Shtetvet të Balkanit janë fort më komplete, pa njanësuar botimet periodikë të tyre, sidomos Sbornikët e Serbëvet, Diplomatarum, dhe Monumentat e Sllavévet të Jugés. Jashtë libravet titulli i së cilavet na premton vjelje pëllore, janë edhe shumë të tjera që tërthorazi na prekin neve. Arrin të kujtoj-‘né se shtypshkronja ka afro pêsë shekuj që u-çpik, dhe shumë dorëshkrime mê të vjetrë, mê shum akoma dokumenta té moçme, janë botuarë që nga Gutenbergu e tëhu.
Një madem që do rrëmihur, dhe akses’ i té cilit takon pakëz ” vështirsi, janë arkivat e kançellarivet, në Ministrit e punévet të jashtme, të atyre shtetve që kanë qënë né marrëdhanëje me Tyrqinë: Austrija, Franca, Spanja, Anglija, Prusija dhe më afrë nesh Italija dhe Greqija. Aktet e kançellarivet té moçme janë derdhur në depozitat e çelura për kërkimtarët: kështu ato të Venetikut, të Milano, Genova, Pisa, Napolit. Kështu akoma té Mbretërisë aragono-napoletane, në Barcelonë, nga té cilat Marinesco qiti landën e një libre Alphonse V. roi d’ Aragone et de Naples et l’ Albanie de Scanderbeg.
S’ ka dyshim se, sidomos nga koha e Ali Pashë Janinës e tëhu, raportet e ruajtur né arkivat e kançellarivet të Francës dhe Anglisë do të kenë një rëndësi. Kur se në Rusi ky interes fillon edhe që mê paré, me ngjarjet e Moresë dhe Sulotëvet, në kohë té Katerinës.
Themi se të hyrët në këto arkiva zyrtare s’ ësht’ e lehtë, nga shkaku i karakterit politik dhe konfidencial té atyre koresponden-cave; po kjo s’ ka ndaluarë fort shumë kërkime dhe botimin e një shumicë histori diplomatike, ose monografi té hazuara vetëm mbi relacionet zyrtarë té konsujvet dhe ambasadorëvet.
Neë qoftë se ky artikull ka nderin dhe fatin té këndohet, dhe në u-gaboftë këndonjësi t’ a lëçitnjë me zê té naltë, kam frikë mos zgjuajë një reaksion ne dëgjonjësi.
Né, se mos thotë, një gjë që duhet të bëjë qeverifa ? Né, se ku duhet té harxhohen të hollat e Shtetit : né punë të dobishme, té shënjta.” Edhe në trûn’ e fatosit merr trup nié ëndër rage, ylëfeje, më miré té themi arpalleë. Pa pasur një indiferencë olimpiane për çdo send zyrtar, bërë me urdhër zyrtar, do të rrëfenj se, puna dhe detyra prej së cilës bëjmë fjalë, duhet bërë prej privatësh, prej shqiptarësh, që ndjejnë në shpirtin e tyre nié tërheqje për nié shërbim té lartë.
Me qindra kom-patriotë gjenden sot né qytete ku munt të punojnë né një mënyrë produktife. A nuk do té jeté për ta një ambicion më i bukur se nga té bërët fjalë té kota, politikë kafeneje, ose té jenë parazitë ?
Tani vjen pika e fundit, ajo që i vumë shënjën F. së chiés, mont t’i themi histori orale, dhe që kufizohet né sendet që mban mat njeriu vetë, ose kolektiviteti : rrëfime, kallzime, gojdhana, këngé, pak a shum’ autentike, tepr’ a me moderim të shtrëmbëruara dhe të eksagjeruara.
Edhe, me gjithë këto të meta, kjo ka-tegori e historis’ s’ ënë paraqit një importencë té vërtetë, kur na mungojné burrimet e tjerë. Rreziku për kujtimet gojarë është se koha munt t’ i hedhë në harim, ose t’ i transformojë dhe t’ u pak-sojë vleftën. Nga ky shkak mbledhja dhe té fiksuarët e tyre do bërë me ngutësi, dhe aqë mé tepër’ akoma sa janë gjallë pleqtë té cilët pa dyshim dijnë më teprë se brezn e tanishme.
Këto informata orale duan marré për bazë në redaktimin e kronikavet moderne, té ngjarjevet kontemporane, dhe sidomôs né hartimin e historie lokale, të qytetevet, të krahinavet, të katun-devet, té disa fëmijëve, ose akoma té jetëshkrimevet, duke qënë sigur se, çdo faqe historije që të shkrojmë sot, sado pa réndësi që t’ a gjykojmë ne, munt të ketë nesrë një importencë dhe vleft’ té madhe.
Revista Përpjekja”, Tetor 1936,