Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, deklaroi ditën e djeshme “fitoren” e vendit të tij mbi pandeminë e re të koronavirusit, pasi për rreth dy javë nuk u regjistrua asnjë rast i një pacienti “me ethe”. Por në një tjetër moment, shfaqet motra e liderit Kim Yo Jong duke mbajtur një fjalim për herë të parë.
Ndërsa publiku shfaqet duke qarë teksa thotë se Kim Jong Un kishte ethe gjatë shpërthimit të Covid-19.
Koreja e Veriut, një nga vendet e para në botë që mbylli kufijtë e saj në janar 2020, pas shfaqjes së SARS-CoV-2 në Kinën fqinje, është mburrur prej kohësh se ishte në gjendje të shmangte pandeminë.
Pas 29 korrikut, asnjë rast i një pacienti “me temperaturë” nuk është raportuar nga qeveria e Koresë së Veriut. Sipas të dhënave që janë bërë të ditura, që nga fundi i prillit ka pasur 4.8 milionë të infektuar por vetëm 74 vdekje, me fjalë të tjera shkalla zyrtare e vdekjeve është 0.002%.
BREAKING: North Korean TV airs video and audio of the leader’s sister Kim Yo Jong giving a speech for the first time. The audience is shown crying as she says Kim Jong Un had a fever during the COVID-19 outbreak and as she threatens South Korean authorities with "extermination" pic.twitter.com/BKuqv7GIiu
— NK NEWS (@nknewsorg) August 11, 2022