Një tjetër ngjarje është shënuar në Livadhe në Himarë, ku raportohet se dy persona janë konfliktuar dhe i kanë shkaktuar dëme njëri-tjetrit.
Lidhur me ngjarjen, bëhet me dije sipas policisë se individi me inicialet S. H., 54 vjeç, banues në Tiranë është konfliktuar për motive të dobëta, për një dhomë pushimi, me qytetarin me inicialet M. K., 74 vjeç, banues në Livadh, Himarë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi S. H., 54 vjeç, banues në Tiranë është konfliktuar për motive të dobëta, për një dhomë pushimi, me shtetasin M. K., 74 vjeç, banues në Livadh, Himarë.”