Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Radhimë. Burime paraprake bëjnë me dije se janë përplasur 5 automjete me njëra-tjetrën.
Një makinë tip “Volkswagen” ka goditur 4 automjete të tjera.
Nga burimet paraprake gjithashtu mësohet se janë plagosur dy persona.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa dyshohet të jetë bërë mosrespektimi i sinjalisitikave rrugore, parakalim i gabuar ose shpejtësia përtej normave të lejuara.
Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të zbardhur të plotë aksidentin në Radhimë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.