Përkujtohet poeti Havzi Nela, vëllai i tij: Rama të kërkojë falje për firmën e vdekjes që i vuri i ati – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përkujtohet poeti Havzi Nela, vëllai i tij: Rama të kërkojë falje për firmën e vdekjes që i vuri i ati

12:37 | 10/08/2022
në Shqiperi
0

Qytetarë dhe përfaqësues të PD-së përkujtuan poetin e fjalës së lirë, Hafzi Nela në 34-vjetorin e varjes së tij nga regjimi komunist. Ata vendosën kurora lulesh në monumentin e heroit antikomunist. Shukri Nela, vëllai i poetit, i kërkoi Edi Ramës në këtë përvjetor, të kërkojë së paku falje për firmën që babai i tij vuri për varjen e Havzi Nelës. Dëshmitari i varjes së Havzi Nelës, Samedin Çerkezi rrëfeu se si ndodhi ngjarja.

“Minimumi të kërkojë falje. Kka thënë vazhdimisht që nuk e besoj se babi im të ketë firmosur për varjen e Havzi Nelës. Ja firma. Kjo është firma e Kristaq Ramës bashkë me 6 të tjerë. Kur është varur Havzi Nela kam qenë këtu. Jam dëshmitar okular. Ai nuk vdiq, ndërroi jetë. Është ne zemrat tona dhe të gjeneratave që vijnë. Urrejtja për vdekjen e Havzi Nelës e tmerrojnë sigurimin e Enver Hoxhës i cili edhe sot ka urrejtje ndaj demokracisë, lirisë dhe së drejtës” – tha Çekrezi.

Kryetari i PD-së Kukës, Admir Sinamati në fjalën e mbajtur pas vendosjes së kurorave me lule para bustit u shpreh se 10 Gushti do të kujtohet si dita e Martirit të Demokracisë Havzi Nela.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“10 Gushti është një ditë solemne. Është ditë solemne se ka të bëjë me përkujtesën.
Ka të bëjë me nderimin për Martirin e Demokracisë Havzi Nela dhe Partia Demokratike do ta shohë 10 Gushtin gjithmonë si të tillë. 34 vjet ma parë regjimi obskurantist ndëshkoi me varje Havzi Nelën, Martirin tonë. Pikërisht në këtë vend ku jemi mbledhë të nderojmë Martirin. Me 22 prill të vitit 1967 në Shishtavec në mbledhjen e arsimtarëve të zonës u rebelua kundër reformave të Partisë – Shtet:
– Prishjen e kishave dhe xhamive
– Futjen në kooperativë
– Heqjen e veshjes së zones

Në fund po përmend fjalët e fundit të Havzi Nelës para litarit: I keq kam qenë dhe ashtu po shkoj. Të këqijat e mija i mora me veti. Kërkoj që të afërmit e mi të trajtohen mirë, mos të merren nëpër kambë. Kam nëntëqind e dhjetë lekë dhe kërkoj që këto t’u jepen të afërmve të mi (nanës)” – .

Etiketa: edi ramafaljefirmaHavzi Nelapoetivdekjavellai

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Zhduket 23-vjeçari në Tiranë, nëna kërkon ndihmë në polici

Shpërthim tritoli në dy banesa në Tiranë, reagon policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

11:44 | 03/04/2026
E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

11:29 | 03/04/2026
Policia ka shtuar masat e sigurisë –

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

11:20 | 03/04/2026
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

11:06 | 03/04/2026
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –

10:46 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –
  • E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –
  • Policia ka shtuar masat e sigurisë –
  • Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –
  • Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –
  • Procesi bie ndesh me Konventën Europiane –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –
  • E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com