Një aksident i rëndë ka ndodhur në shëtitoren e Pogradecit.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se nga përplasja e dy mjeteve ka mbetur i plagosur një këmbësor i cili ishte dukë kaluar në rrugë në momentin e aksidentit.
I plagosuri është transportuar në spitalin e Pogradecit ndërsa të dy drejtuesit e mjeteve nuk kanë pësuar gjë.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet të ketë qenë mosrespektimi i sinjalistikave rrugore dhe shpejtësia përtej normave të lejuara.
Policia në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.