Ish-presidenti Ilir Meta, duket se po e shijon së tepërmi këtë mëngjes të së mërkurës. Ai ka shpërndarë një foto ku shihet me një tas boronica duke i ngrënë, ndërsa shkruan se ky frutë është një super antioksidant.
“Mrekulli ta nisësh ditën me boronicat e Tropojës. Çfarë super-antioksidanti!” – shkruan Meta në facebook.