Ministria e Financave në një deklaratë për mediat ka shpjeguar se ndryshimi i ligjit për taksën e blerjeve online është në përshtatje me rregullat e BE
Ministria thekson se ligji është në përputhje konkretisht në një direktivë të miratuar në vitin 2009 në respektim të rregullave të konkurrueshmërisë në tregun rajonal, evropian por edhe në tregun e brendshëm.
Në reagim thuhet se-:“Në zbatim të parimeve bazë të aplikimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, ky tatim është një tatim mbi konsumin që si i tillë, aplikohet mbi çdo mall që importohet në territorin e Shqipërisë. Në zbatim të këtij parimi si dhe për të evituar informalitetin në rastet kur dërgesat e tilla përdoren edhe për qëllime tregtare, të gjitha vendet e BE dhe rajonit kanë standardizuar rregullin duke rishikuar kufirin në jo më shumë se 22 euro”.