Është përfshirë nga flakët një terren pyjor në fshatin Levan të Memaliajt. Gijotina.com raporton se flakët e zjarrit kanë qenë agresive në orët e vona të natës derisa janë shuar në orët e para të mëngjesit të sotëm falë ndërhyrjes së Repartit Zjarrëfikës të Memaliajt.
Në aksion ka marrë pjesë vetë komandanti i PMNZSH Memaliaj Shkëlqim Goxhaj i cili ka drejtuar misionin e shpëtimit dhe shuarjes së flakëve me qëllim shmangien nga zona e banuar. Si rezultat janë shkrumbuar 4 ha pyje dhe 2 ha shkurre.
Zjarri është vënë nën kontroll të plotë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mendohet se zjarrvënësi ka qenë një bari i zonës i cili është në ndjekje nga ana e policisë.