Drejtuesi i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në “Facebook”, shprehet se një vjeshtë ripërtëritëse për demokracinë në Shqipëri po afron!
Meta ka shpërndarë një video, ku thekson se gushti është një muaj i mbushur me punë në mënyrë që të arrihet në vjeshte tek llogaridhënia.
“Na duhet shumë punë duke nisur nga sot, duke vijuar përgjatë të gjithë gushtit, në mënyrë që të kemi një vjeshtë ripërtëritëse, për demokracinë, për llogaridhënien për Shqipërinë për të rinjtë e saj”, u shpreh Meta.