Savra mon amour! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Savra mon amour!

11:34 | 26/08/2016
në Uncategorized
0

Vendi ku u bashkuan në internim familjet e pesë kryeministrave shqiptarë: Koço Kotës, Fejzi Alizotit, Mehdi Frashërit, Mustafa Merlikës dhe Fiqiri Dines

Nga Jozef Radi

Do të përpiqem ta çvesh veten prej emocioneve, për të dëshmuar të vërtetën që ka lindur bashkë me mua, mbi at’ projekt që ende e kam të gdhendur në lëkurë; atë projekt që e kam luftuar me gjithçka kam pasur mundësi, si fëmijë, djalosh dhe burrë; atë projekt që gjithë ata si unë, me të cilët ndamë vuajtjen dhe terrorin aty në Savër, po dhe në gjithë Savrat e komunizmit shqiptar, nji ditë duhet t’ia dëshmojmë historisë si krimin më të madh po edhe dështimin më spektakolar të diktaturës!

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Të ngrihet Savra

djem e vajza ne kampin e saveresNë fillim të viteve ‘50, diktatura ndërmori projektin djallëzor! Urdhëri qe i prerë: Të ngrihej Savra…! Savra në të vërtetë ishte një Asgjë: një fushë e dytë pa asnjë shenjë ndërtese, as peme, thjesht një hapsirë mes kallamishtesh dhe mushkonjash, shfaqur nga tharja e kënetës së Myzeqesë; me një konotacion të vetëm historik: dikur aty, pesë shekuj të shkuar qenë ndeshur dy prej principatave më në zë të Arbërit: Balshajt me Topiajt, dhe ku perandoria otomane kishte gjetur shkak për t’u shfaqur në Adriatik duke përkrahur… njërën palë!!!

Diktatura e nisi me vrull projektin e saj më ambicioz. Savra do të ishte e para! Pionerja! Mbas saj do të vinin Savrat e tjera, sigurisht me emra të tjerë, me vuajtje edhe më të mëdha, po në thelb gjithnjë ideja e ndëshkimit të individit, familjes dhe shtresës “armike”! Cilido individ, familje, apo grup shoqëror që zgjonte irinitë e shtetit komunist, krahas burgjeve të shumta (rreth 39), tashti do të kishte edhe Savrën e ndëshkimt, izolimit dhe riedukimit nëpërmjet punës dhe stërmundimit shembullor… pra, të bëhej e vështirë e pothuaj e pamundur që t’i shpëtoje kësaj hallke djallëzore të shtetit!

Vërtet idenë e Savrës e hodhën komunistët shqiptarë, po themelet e saj, si nji mallkim ballkanas, i vunë komunistët e përzënë grekë! Ata që kishin ëndërruar një Greqi të Kuqe, tash kontribuonin për të ngritur një Shqipëri edhe më të Zezë se ishte! Kjo përbën atë që mund të quhet edhe “interrnacionalizmi i internimeve”! Në fund të vitit ‘53 dhe fillim të vitit ‘54, projekti më “fatlum” i diktaturës ishte gati! Për herë të parë mbas dhjetë vitesh terror të përditshëm, “familja e klasave të përmbysura” do të kishte një strehë dhe jo një stallë, do të kishte një shtrat dhe jo një kapanon, do të kishte një tenxhere dhe jo një kazan, do të kishte një mbulesë dhe jo një batanije të pocaqisur, do të kishte një ëndërr dhe jo një klithmë vdekjeje…

savra2Në ditën e parë të çangës në apelin e parë, të, kampit të parë të dhunës së pafundme do të përgjigjeshin familjet Markagjoni, Pervizi, Bajraktari, Dukagjini, Kokali, Dine, Vatnikaj, Koliqi, Biçaku, Mulleti, Alla, Merlika, Topalli, Radi, Alizoti, Matjani, Kupi, Dosti, Kaloshi, Tinaj, Kolgjini, Sina, Bami, Plasoti… etjerë… një listë kilometrike, e cila  plotësohej përditë me “mish” të freskët nga e përjetshmja “luftë klasash”. Jo pak për të qenë legjendë, nëpër atë vend do të kalonin familjet e pesë kryeministrave shqiptarë: Koço Kotës, Fejzi Alizotit, Mehdi Frashërit, Mustafa Merlikës dhe Fiqiri Dines! S’ma merr mendja se mund të ketë ndonjë fshat të kësaj botë ku të kenë jetuar pesë familje kryeministrash… e pra Shqipëria e ka! Savrën!

Kështu u ngrit e para Savër, vend i ndëshkimeve shembullore dhe mbas saj do të lindnin gjithkah këpurdha të së njejtës hidhtësi; së pari do popullohej Myzeqeja me: Çermën, Gradishtën, Grabianin, Plugun, Dushkun, Gjazën, Sulzotajn, Rrapzën, etjerë; e më pas në gjithë Shqipëria me: Shtyllasin, Radostinën, Belshin, Shtyllën, Adriatikun, Akerninë, Lubonjën, Bedatin… e kështu me rradhë!

Edhe në të keqen e madhe, për t’parën herë mbas aq vitesh u duk se lindi Jeta! Shumë djemve dhe vajzave të lindur në vitet ‘40, po u ikte me shpejtësi mosha për t’u martuar, për të krijuar familje e për të pasur fëmijë… mbasi deri at’herë kish qenë e pamundur… Savra, riktheu besimin te jeta dhe shpresën se mund të jetohej edhe aty; se ishte e domosdoshme të jetohej; se njerzorja vërtet qe gjunjëzuar, po ajo s’mund t’i nënshtrohej asnjë diktature… Dhe Savra e viteve ‘60, ishte një nga mrekullitë që diktatura s’mundi ta zhbënte. Ai grumbull barakash i quajtur Savër, shpejt u shfaq si një “qytet” i vogël, kur Lushnja ende ishte një “fshat” i madh! Se janë njerzit që i japin shpirt nji vendi, dhe jo e kundërta! E ajo frymë e lindur aty i mbeti atij vendi po edhe gjithë brezave që erdhën më pas! Të gjithë ata që jetuan aty qoftë edhe një ditë dëshmuan se ishin bij të asaj fryme: Të frymës së lirisë dhe harmonisë, të frymës së kulturës dhe mirkuptimit, të frymës së konvergimit dhe respektit për këdo që vlente, po edhe të mospajtimit dhe shpërfilljes ndaj gjithë atyre që e shkelnin këtë kod të shpirtit të vuajtjes krenare!

Aty u shfaq një rini ndryshe, një rini e bukur, plot dritë, plot humor dhe plot shpresë: djem dhe vajza që me shpirt nëpër dhëmbë punonin gjithë ditën arave, po edhe mbaronin shkollën e mesme, edhe flisnin për libra, për filma, për veshje, për muzikë, për modele flokësh, për sport, për festivale që qepnin dhe qëndisnin atë që s’ua lejonte shteti, dhe shfaqeshin të lumtur a thua se ishin diku në Europë dhe jo aty midis një kamp përqëndrimi…

Vajza dhe gra të Savrës viti 1955

lemi i saveresVitet ‘60, mbetën vite të arta të dashurisë dhe kombinimeve! Nisën martesat e para, disa mjaft të bujshme. Shumë djem dhe vajza të kampit e kishin kapërcyer moshën e për shumë prej tyre jo vetëm ishte në rrezik fati i krijimit të familjeve, po për fat të keq mbeten edhe mjaft beqarë të përjetshëm! Ndër martesat e para ishte ajo e djalit të Muharrem Bajraktarit me vajzën e Fiqiri Dines; e djalit të Hasan Dostit me të bijën e Abaz Kupit; e gjeneral Tahsin Spahiut me mbesën e Ahmet bej Resulit; e djalit të Fiqiri Dines me të bijën e Hasan Dostit; e Ibrahim Sokolit me Shanisha Dostin; e djalit të Kol Bib Mirakës me vajzën e Hulusi Spahiut; e djalit të Pal Mirakës me vajzën e Mentor Çokut… e mjaft të tjera që i dhanë kuptim jetës dhe brenda pak kohe shtatë barakat e famshme të Savrës, duke i bërë edhe sfidë të hapur edhe luftës së klasave! Shpejt rrugët e Savrës nisën të gjëmonin nga zërat e fëmijve dhe… jeta po riniste pikërisht aty ku qe këputur!

Te fëmijët e lindur në kamp! Genc Muharrem Bajraktari dhe Hana Fiqiri Dine. Ishte kjo atmosferë magjike ku dominonte kultura e librit, e filmit, e muzikës, e mirkuptimit, e gjuhëve të huaja, e familjaritetit, e dashurisë dhe martesave brenda kampit, që s’mund ta kapërdinte diktatura dhe as ta pranonte atë!!! Dhe nuk vonoi: në hierarkitë e krimit shtetëror u ulërit urdhëri tjetër: Të shkatërrohej Savra!

Të shkatërrohet Savra

Harruan se tashmë Savra s’ishte thjesht një kamp njerzish fatkeqë që shteti mund t’i degdiste ku të donte e si të donte; Savra tashmë ishte frymë, ishte shpirt lirie dhe s’mund të shkulesh as me vendime qeverie, as me rekrutime dhe as me burgje! Në fund të viteve ‘60, erdhi raprezalja e rradhës e shtetit… Armiqsia e shtetit rinisi pikërisht me krijesën e vet: Savrën.

Brenda një nate pjesa më e madhe e familjeve Dine, Kupi, Matjani, Miraka, Maçi, Spahiu, Markagjoni, Dosti, Kolgjini, Bajraktari, Alizoti do të shkuleshin dhunshëm prej aty dhe do të degdiseshin në kampet e tjera, të Myzeqesë dhe Shqipërisë. Po kalohej prej një interrnimi te një tjetër interrnim! Qëllim i vetëm: të rrënohej shpresa, të ndalohej e qeshura, të vritej fryma e lindur në Savër: fryma e mospajtimit me dhunën dhe ëndrra me dritë e lirisë… Po harruan diçka të vogël: duke dashur ta rrënonin Savrën, ata po krijonin gjithkund Savra të reja.

savra 1

Etiketa: Fejzi AlizotiFiqiri DineJozef RadiKoço KotaMehdi Frashërimon amourMustafa MerlikaSavra

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Bajram e Qerim Haxhiu një jetë për çështjen kombëtare shqiptare

Bajram e Qerim Haxhiu një jetë për çështjen kombëtare shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com