Policia e Lezhës ka arrestuar një 31-vjeçar pasi akuzohet se ka ushtuar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij.
Policia bën me dije se u bë arrestimi në flagrancë 31-vjeçarin, M. P., banues në Ishull Shëngjin, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu lëshua urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.