Në një postim në rrjetet sociale, faqja zyrtare e qeverisë së Kosovës ka publikuar një foto të Kurtit nga zona VIP duke filmuar atmosferën në festival. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, jashtë “kostumit zyrtar” ka qenë prezent në natën e fundit të festivalit Sunny Hill që u mbajt në Prishtinë në Pakrun e Gërmisë.
“Video nga telefoni i Kryeministrit në natën përmbyllëse të Sunny Hill Festival”, thuhet në postimin e Qeverisë së Kosovës në Facebook.
Këtë video Kurti e ka shpërndarë edhe në llogarinë e tij në Instagram. Në Prishtinë është mbajtur festivali ndërkombëtar “Sunny Hill” i organizuar nga Dukagjin Lipa, babai i yllit me famë botërore Dua Lipa, e cila hapi dhe natën e parë të festivalit. Përveç Lipës në festival performuan këngëtarë të njohur botëror si J Balvin, Mahmood si dhe artistë të shumtë shqiptarë.