Ecja ka një sërë avantazhesh, nga mbajtja në formë deri te shëndeti i trupit dhe mendjes sonë. Një shëtitje e përditshme do të çlirojë endorfinë dhe serotonën, të cilat janë të nevojshme për të luftuar hormonet e stresit. Megjithatë, ekspertët pajtohen se ulja e rrezikut të sëmundjeve të zemrës është përfitimi më i madh i këtij rekreacioni të thjeshtë.
Të dhënat nga shumë studime sugjerojnë se ekziston një numër i caktuar minutash që duhet të synoni për të përmirësuar shëndetin tuaj kardiovaskular. Sipas Huffpost, vlerësohet se ecja për 21 minuta në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 30%.
Ky raport special u publikua nga Harvard Health në vitin 2017, i cili gjithashtu sugjeron se ecja ul rrezikun e diabetit dhe kancerit, ul presionin e gjakut dhe kolesterolin dhe ruan shëndetin mendor.
Nëse nuk mund të ecësh 21 minuta menjëherë, është mirë. Mes punës, përgjegjësive dhe detyrave të shtëpisë, ndonjëherë të marrësh kohë për veten të duket si një skenar i pamundur.
Filloni me ndryshime të vogla. Në vend të një makine, për distanca të shkurtra, vendosni të ecni. Një studim i vitit 2014 zbuloi se “për çdo minutë ecjeje të shpejtë që bënin gratë gjatë ditës, ato ulnin rrezikun e tyre të obezitetit me 5%.
Njerëzit që kanë rrezik minimal ose aspak kardiovaskular mund të parandalojnë sëmundjet, ndërsa ata që luftojnë me presionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë, diabetin ose obezitetin mund të ecin për të arritur qëllimet e tyre shëndetësore dhe për të parandaluar goditjet e mundshme ose sulmet në zemër.
Përgatitni disa këngë të preferuara ose një libër audio dhe pasi të investoni rreth 20 minuta në veten tuaj, do të ndiheni të përmbushur dhe të lumtur.