Një zjarr i madh ka përfshirë pak minuta më parë një nënstacion të furnizimit të energjisë në Kaçinar. Si pasojë, OSSH është detyruar të stakojë për masë sigurie linjën Rrëshen-Kaçinar. Pa energji kanë mbetur këto zona në Rrëshen dhe Lezhë:
Rrëshen
Pjesërisht: Shtuf, Kaçinar, Arrëz, Shëngjergj, Gjinal, Qafvorrëz, Bukmirë, Simon, Karricaj Shpe Shpërdhazë
Lezhë
Pjesërisht; Ungrej, Fregen, Kalur, Kalivac, Kashnjet, Gjobardhaj
Linja do te mbahet e kyçur deri ne normalizimin e situatës dhe eliminime e rrezikut nga zjarri. Ndërsa bëhet me dije se flakët po përhapen edhe më shumë duke vënë në rrezik të gjithë nënstacionin e energjisë elektrike.