Kosova është tronditur nga një ngjarje e rënd këtë mbrëmje. Bëhet me dije se, një 19-vjeçar ka vdekur sot në Ferizaj, pasi dyshohet se është hedhur nga kati i 9-të i një ndërtese. Ngjarja ka në rrugën “Sali Çeku”. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili është shprehur se i riu ka dëmtuar kokën dhe si pasojë ka humbu jetën në vend.
“Sot, rreth orës 00:35 të mëngjesit ,Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se një person, shtetas i huaj me inicialet B.G i moshës 19 vjeçar në rrugën ‘Sali Çeku’ në Ferizaj, ka rënë nga kati i IX- të i një ndërtese, I njëjti për ndihmë mjekësore është dërguar në Emergjencën e Ferizajt e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK-Prishtinë, ku nga atje jemi njoftuar se ka ndërruar jetë!”, deklaroi Veseli. Ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar më shumë detaje rreth ngjarjes.