Këngëtarja shqiptare Dua Lipa prej dy ditësh po qëndron në Kosovë në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.
E ndërsa po qëndron në vendlindje, Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik i ka bërë një kërkesë publike Dua Lipës. Me anë të një Instastory, ai i kërkon 26-vjeçares të vizitojë Prekazin.
“Dua jam shumë krenar me arritjet e tua, vazhdo para je më e mira. Këto ditë që jeni në Kosovë vizitoni Prekazin”, ka shkruar reperi në një imazhi nga Prekazi.
Sakaq kujtojmë që ditën e djeshme Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar Dua Lipën ‘Ambasadore Nderi të Republikës së Kosovës’.