Ky sezon po rezulton fatal për turizmin. Si asnjëherë më parë plazhet një jug të vendit janë të boshatisura.
Shkaku kryesor për ketë janë padyshim çmimet e larta të cilat nuk mund të përballohen nga pushuesit.
Aktori i humorit, Jul Deda, ka postuar 2 foto nga plazhi i jugut, ku shelzonget janë të boshatisura dhe nuk ka asnjë pushues .
“Ora 10:10, me orën lokale, plazhi bosh, këmbë robi nuk duket në horizont. Unë nuk e di nëse kjo ndodh në Amerikë, por di që në Shqipëri nuk ka ndodhur ndonjëherë”, shkruan aktori krahas fotove.
Ndërkaq si rrallëherë që fundjave plazhet gumëzhinin nga pushuesit, tashmë dëgjohet vetëm dallgët e detit.
Ndërkohë mesa duket Italia është duke lulëzuar pasi plazhet janë të tejmbushura në të njëjtën orë që në jug janë bosh.
Ajo që vihet re në Genova të Italisë është plazhi publik dhe turistët janë të lirë të ulen aty ku dëshirojnë.