Një aksident i rëndë ka ndodhur në një autostradë në Kroaci.
Mësohet se një autobus me targa polake ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë vdekur së paku 11 persona, raporton Dnevnik.
Raportohet se edhe 34 të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Përveç policëve të UP-së së Varazhdinit dhe UP-së së Zagrebit, disa ekipe të Institutit për Mjekësi Emergjente nga Qarku i Varazhdinit. dhe Zagrebi, si dhe disa ekipe të zjarrfikësve, janë angazhuar në vendngjarje nga të dy qarqet.