Disa sipërfaqe me pyje janë djegur si pasojë e një zjarri të fuqishëm që ka rënë në malin e Rencit në qytetin e Lezhës.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, por kanë hasur vështirësi për të ndërhyrë për shkak të terrenit tepër të thyer.
Ato kanë kërkuar mbështetje nga sektori për mbrojtjen e pyjeve dhe ndërhyrjen nga ajri.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri.