Lëvizja Socialiste për Integrim e konsideron si të papranueshëm nenin 13 të projektligjit “Për Organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
LSI është shprehur se se ky nen nuk ka qenë në draftin e kaluar në komision.
LSI: – “Ky paragraf nuk ka qene në draftin e kaluar në komision dhe është i papranueshëm. Nuk ka institucion të pakritikueshëm në demokraci. Liria e medias dimension jetik ne demokraci.”
Duke e konsideruar të papranueshëm këtë nen, LSI-ja do të kërkojë në komision heqjen e paragrafit që e përmban.