Policia e Korçës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Restart”, i nisur nëntë muaj më parë ku kanë bllokuar një kamion i cili transportonte drogë dhe janë arrestuar 2 punonjësit e kompanisë. Të arrestuarit janë M .R., 58 vjeç, banues në Tiranë dhe A. M., 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Sipas policisë, janë sekuastruar 101 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Droga ishte fshehur në shufra plastike, në rimorkion e kamionit, me qëllim trafikimin e saj drejt Turqisë.
Sipas policisë, operacioni i koduar “Restart”, ka nisur nëntë muaj më parë. Me dy te arrestuarit e sotem, ka shkuar ne 25 numri i të ndaluarve, në 666.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate, të sekuestruara në kuadër të këtij operacioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.