Lija e majmunëve duke se po përhapet me shpejtësi dhe ka shtuar panikun kudo në botë. Ditën e sotme India ka konfirmuar vdekjen e parë nga lija e majmunit. Viktima është një i ri nga shteti jugor Kerala. Kjo është vdekja e katërt nga sëmundja e njohur gjatë shpërthimit aktual. Javën e kaluar Spanja raportoi dy vdekje të lidhura me linë e majmunëve dhe Brazili një.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli linë e majmunëve një emergjencë globale të shëndetit publik më 23 korrik. Viktima e sëmundjes në Indi ishte një 22-vjeçar indian i cili vdiq të shtunën, u tha gazetarëve një ministër i qeverisë Kerala, duke shtuar se qeveria kishte izoluar 21 persona që kishin qenë në kontakt me të.