Pamje të tmerrshme janë publikuar sot nga mediat e huaja, ku shihet se si edukatorja dhunon barbarisht fëmijët. Ngjarja ka ndodhur në SHBA dhe rasti është zbuluar nga kamerat, që kanë kapur dy mësuese të një kopshti në pronësi të kishës, duke rrahur dhe dhunuar brutalisht një djalë tre vjeçar. Ngjarja mësohet se ka ndodhur më 6 korrik në Xhorxhia, në parashkollorin Clarkston First Baptist, i cili i përket kishës Baptiste. Nëna e tij, Krystin Collier, tregoi se djali i saj u kthye në shtëpi me njërën nga këpucët që i mungonte, rrobat e tij ishin të grisura dhe të ndotura, dhe ai ishte dukshëm i mërzitur dhe nuk pushonte së qari.
“Në këtë ditë, ai ishte shumë, shumë i mërzitur. I mungonte një këpucë, ishte shumë i parregullt”, tha nëna e fëmijës. Ajo tregoi se kishte vënë re edhe më parë se fëmija kishte të mavijosur në të gjithë trupin, ndaj të nesërmen shkoi në kopsht dhe kërkoi të shihte pamjet nga kamerat e sigurisë dhe ajo që pa ishte tronditëse. Sipas saj, edukatoret kanë abuzuar edhe me fëmijët e tjerë në të njëjtën kohë, edhe pse deri më tani asnjë prind tjetër nuk ka shkuar në gjykatë.
“Një nga mësueset e kap djalin tim dhe fillon ta godasë, mendoj për ta bërë të ulet, e goditi fëmijën atë në fytyrë, e kapi nga flokët dhe e tërhoqi zvarrë si qen. E pashë duke e kapur për flokësh, duke e goditur pas murit dhe në fytyrë”, tha ajo.