Dy persona janë arrestuar nga policia pasi kanë ndezur zjarr e për pasojë janë djegur pemë e sipërfaqe bimore. Policia informon se në pranga kanë përfunduar një person në Elbasan ndërsa një tjetër në Berat.
Sipas policisë, është arrestuar 62-vjeçari me inicialet S. Xh., banues në Uznovë, Berat, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me pemë frutore dhe ullinj, në pronësi të I. D. dhe Xh. H.