2.124 masa administrative janë vendosur nga policia kundrejt drejtuesve të automjeteve, gjatë 24 orëve të fundi.
Policia e Shtetit sqaron se, u është pezulluar leja 74 drejtuesve mjetesh për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, gjatë patrullimit me radar në tunelin e Kalimashit.
“Janë pezulluar gjithsej 92 Leje Drejtimi , nga këto: 2 për pije alkoolike, 81 për shpejtësi (ku 71 vetem në tunelin e Kalimashit), si dhe 9 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme. Janë vendosur 478 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi, 96 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 281 masa për përdorim celulari, masat e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj. Si dhe janë dërguar në OASH, 96 drejtues mjetesh”, sqaron policia.
Përveç masave administrative, policia ka këshilluar drejtues të automjeteve që nuk kanë rezultuar përsëritës për mos vendosje të rripit të sigurimit, përdorim celulari e shkelje të lehta të Kodit Rrugor.