Një zjarr ka rënë në vendin e njohur si “burimi e lajthisë” në Dukas të Patosit. Mësohet se era po favorizon flakët dhe zjarri po përhapet në grykën e kodrave duke shkuar drejt Margëlliçit.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se po digjen ullinj të rinj dhe shekullorë. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse, ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.