Skandalet e inceneratorëve janë kthyer së fundmi në qendrën e diskutimeve dhe përplasjeve mes opozitës dhe mazhorancës ndërsa hetimet kërkohen nga SPAK. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar sërish këtë të shtunën për aferën e inceneratorët të Tiranës.
Në faqen e tij në facebook ai ka publikuar një shkresë të firmosur nga Veliaj që sipas tij i hapi rrugën e burgut deputetit Bllako por kryebashkiaku i Tiranës mbeti jashtë duke mbajtur fjalime.
Noka pyet SPAK se mban gojën mbyllur e po ashtu ju tërheq vëmendjen ambasadave të huaja se se pse mbyllin sytë.
“Kjo firmë e Erion Veliajt i hapi rrugën e burgut Alqi Bllakos. Bllako ra brenda ndërsa Veliaj mbeti jashtë duke mbajtur fjalime. Me një firmë të hedhur, 91 milionë euro nga paratë e shqiptarëve shkuan në llogaritë e Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalljas. Përse SPAK e mban gojën mbyllur për Erion Veliajn? Përse ambasadat i kanë mbyllur të dy sytë për kryebashkiakun e Tiranës? Kjo është Drejtësia e Re e shumëpritur? Ja ku e keni firmën. Ku po i kërkoni gjurmët?”, shkruan Noka.