Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Delvinë. Mësohet se shtetasi Vasil Alushi 68-vjeç është gjetur i vrarë me armë gjahu. Dyshohet se ai ka vrarë veten në kushte depresioni. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10.
Mësohet se Alushi ishte arrestuar në vitin 2009 për kundërshtim të forcave politike dhe në 2007 kishte djegur makinën e tij në qendër të qytetit pas një basti për ndeshjen Shqipëri-Holandë.