Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez nis ditën e sotme vizitën katërditore në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ditën e sotme dhe nesër, Sanchez do të jetë në Beograd, e më pas do të vizitojë Sarajevën, Mostarin, Podgoricën, Shkupin dhe Tiranën dhe një nga çështjet që do të jetë në fokus është sigurisht zgjerimi i Bashkimit Evropian.
Gjatë takimit të liderëve të BE-së në Bruksel në fund të qershorit, Sanchez vendosi të “riaktivizojë, ringjallë dhe rigjallërojë procesin e zgjerimit” për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kjo do të jetë vizita e parë e një kryeministri spanjoll në Serbi pas disa dekadash.