Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar vjedhjen që kryeministri Rama ka zgjedhur të paraqitet në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit e cila po zhvillohet momentalisht.
Ai ka lënë seancën, ndërsa jashtë për gazetarët është shprehur se “vish çdo lloj xhakete t’i ngjyrën e hajdutit nuk e heq nga shpina”.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë seancës plenare të ditës së enjte i ka kërkuar kryetares së Kuvendit që t’i lejojë deputetëve të zhvillojnë debat për ndryshimet në qeveri.
Sipas tij e vetmja arsye pse nuk lejohet debati në Kuvend është se Rama ka frikë nga fjala e lirë dhe nga provat që deputetët do të shfaqin gjatë fjalimeve të tyre.
Ai paralajmëroi Ramën se ai mund të pengojë gjykimin në seancë plenare, por nuk do e pengojë atë në rrugët e Shqipërisë.