Vendet e Bashkimit Europian kanë rënë dakord për një rregullore emergjente për të reduktuar përdorimin e tyre të gazit këtë dimër, ndërsa Europa përgatitet për një dimër me furnizime të pasigurta nga Rusia.
“Ky nuk ishte një mision i pamundur! Ministrat kanë arritur një marrëveshje politike për reduktimin e kërkesës për gaz përpara dimrit të ardhshëm”, shkroi Republika Çeke, e cila mban presidencën e radhës të BE-së, në një postim në Twitter.
Detaje ende nuk janë bërë të ditura, por me sa duket ka rënë kundërshtimi i Spanjës, Portugalisë dhe Greqisë, që nuk ishin dakord të bënin reduktime me 15%.