Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka nisur ditën në mënyrë të veçantë, ku ka postuar një foto me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi duke dhënë mesazhin se një fillim i ri i pret.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan: “Një horizont i ri plot dritë e shpresë!”.
Kujtojmë se shpesh herë në daljet e tij mediatike Meta ka pohuar se pas 24 korrikut, datë kur do të linte dhe detyrën e kreut të shtetit, do t’i kthehej politikës aktive. Mbrëmjen e sotme LSI mban Konventën Kombëtare në Pallatin e Kongreseve, ku priten ndryshime në strukturën e partisë.