Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur në ceremoninë që do të mbahet përpara Presidencës për Presidentin e Ri Bajram Begaj.
Protokolli i Shtetit ka vendosur që e gjithë ceremonia të zhvillohet mes Presidencës dhe Pallatit të Kongreseve, në një hapësirë të krijuar rishtazi ku kanë nisur të mbërrijnë përfaqësues të trupit diplomatik dhe kryesisht deputetë.
Garda e Republikës ndërkohë ka vendosur një detektor metalesh ku po zhvillohet kontrolli fizik i të gjithë personave që do jenë pjesë në ceremoni. Aty ndodhen gjithashtu Banda Frymore e Ushtrisë, trupa ushtarake të Marinës dhe reparteve të tjera të Forcave të Armatosura.